Moti i keq në Barcelonë, aeroporti anulon dhjetëra fluturime

Moti i keq në Barcelonë, aeroporti anulon dhjetëra fluturime

Shiu i rrëmbyeshëm detyroi anulimin e të paktën 47 fluturimeve dhe vonoi dhjetëra të tjera në aeroportin “El Prat” të Barcelonës, njoftoi operatori spanjoll i aeroportit “Aena”. Zona bregdetare e provincës së Barcelonës, përfshirë kryeqytetin, mbeti në alarm portokalli për reshje të dendura shiu dhe erëra të forta deri në mes të pasdites, pasi “Aena” që këshilloi që udhëtarët vendas dhe të huaj të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të shkonin në aeroport. Reshjet e dendura dhe erërat e forta ndërprenë gjithashtu trafikun rrugor, duke përmbytur rrugë dhe nënkalime, duke rrëzuar pemë dhe duke shkaktuar mbingarkesë të konsiderueshme në të gjithë zonën metropolitane. Imazhet nga qytete të tilla si Sant Cugat del Valles tregojnë rrugë të përmbytura, ndërsa disa lumenj dhe përrenj...