Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dronët në Belgjikë, ndërhyn NATO: Tani do merren me ne
NATO-ja ka premtuar të ndihmojë Belgjikën e përballur me shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronë që shkaktuan pështjellim në aeroportin e Brukselit, pasi kishin kaluar mbi disa baza ushtarake. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës i diskutoi incidentet me ministrin belg të mbrojtjes, Theo Francken, dhe premtoi ndihmën e NATO-s. Takimi erdhi pasi tre aeroportet e Belgjikës në Bruksel, Liezh dhe Charleroi, u mbyllën për rreth dy orë në mbrëmjen e 4 nëntorit, pasi mjete ajrore pa pilot u vunë re mbi hapësirën e tyre ajrore. “Sekretari i përgjithshëm i NATO-s foli me Ministrin belg të Mbrojtjes i cili dha një përditësim mbi pamjet e fundit të dronëve në Belgjikë. Aleatët po ofrojnë mbështetje të mirëpritur për t’iu përgjigjur sfidës”, thuhet në deklaratën e...