Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nismës Thurje’, kush është kryetari i ri i zgjedhur
Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Nisma Thurje. Sekretarja e Përgjithshme e Nisma Thurje, Brunilda Dhrami ka vënë në dijeni KQZ në datën 3 nëntor për zgjedhjen e kryetarit të ri, Elton Çanaj. Sipas shkresës së dorëzuar në KQZ, thuhet se Endrit Shabani e ka dhënë dorëheqjen nga partia që në datën 15 tetor të këtij viti. Po ashtu, në shkresë bëhet me dije se Çanaj ende nuk është regjistruar si kryetar i partisë, dhe ndodhur përpara kësaj situate, Endrit Shabani përpara se të dorëzonte dorëheqjen autorizoi sekretarin e përgjithshëm të partisë për të përfaqësuar Nismën Thurje. Shkresa e Nismës Thurje drejtuar KQZ: I nderuar komisioner, Përmes kësaj letre duam t’ju informojme...