Angelina Jolie shkon në Kherson të Ukrainës për të takuar fëmijët që jetojnë mes luftës

Angelina Jolie shkon në Kherson të Ukrainës për të takuar fëmijët që jetojnë mes luftës

Angelina Jolie ka vizituar një nga vendet më të rrezikshme në botë, qytetin ukrainas Kherson, ku çdo ditë bien dronë dhe goditje artilerie të lëshuara nga trupat ruse të pozicionuara në bregun tjetër të lumit. Angelina Jolie është një nga zërat më aktivë në skenën humanitare ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arsye ajo ndodhej në Ukrainë: në një mision që nuk ishte shpallur paraprakisht, për arsye sigurie. Veç fotove me fëmijët, ajo është fotografuar edhe në një komisariat policie, ku është dashur të paraqitet vetë për të siguruar lirimin e një prej truprojave të saj, i cili ishte ndaluar me forcë gjatë një kontrolli në njërin prej automjeteve që e shoqëronin.