Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Padija për shpifje/ Aulon Kalaja: E prita në gjykatë Veliajn, por s’erdhi
Këtë të enjte është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj Aulon Kalasë. Në një reagim në rrjetet sociale, Aulon Kalaja shprehet se Veliaj nuk u paraqit sot në gjykatë, por do të jetë në seancën e radhës më 12 nëntor. “Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje. I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi. Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën me datë 12 nëntor,...