“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Deputeti socialist Erion Braçe solli në Kuvend një sërë shembuj konkretë nga raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024, duke denoncuar sjelljen abuzive dhe klienteliste të disa zyrtarëve në Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve.  Në fjalën e tij, Braçe përmendi një rast të pazakontë gjatë një kontrolli tatimor në periferi të Tiranës, ku një biznes i vogël ishte gjobitur me 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë të gjetura pa faturë tatimore.  “Në momentin e kontrollit, rezulton se nuk kishte faturë për gjizë me çmim 229 lekë për kilogram. Dhe gjoba është 822 mijë lekë të reja. Për 15 kile gjizë! Ky është abuzim,” – u shpreh Braçe, duke lexuar dokumentin zyrtar të raportit nga foltorja e Kuvendit.  Sipas tij, raporti i KLSH-së ka zbuluar problematika të theksuara...