Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Tregim nga Anton Pashku: Jeta dhe vdekja…
Nga Anton Pashku Nuk e pa ma diellin tue u luhatë në valëzat e lehta të lumit të gjanë; e kishin mëshefë mbas shpinës së tyne kodrat, përmoi të cilat qielli ishte i shkarravitun pa kurrëfarë lidhje, si prej dorës së përlyeme të fëmisë, me ngjyrë të kuqe, të cilën ai mandej mundohet me e fshi ngutshëm, tinëz nanës. Ktheu kryet dhe zu të kundrojë lëvizjet e gjalla të peshqve të vegjël, të cilët bridhshin papra bregut atypari, rreth kambëve të tij të zhytuna n’ujin e kthjellët që pranë bregut asht i vokët dhe gati i palëvizshëm. Për çdo mbramje ia kishte anda me ardhë e me i llapërçitë kambët në lum, me soditë syprinën e tij që zhubravitet vetëm prej ndonji peshku që këcen,...