VIDEO e rrallë: Kur Fatos Nano kandidonte në Sarandë, takimi me kundërshtarin Edmond Gjoken, vizitat në portin e qytetit, dhe në spitalin “Petro Nako”

VIDEO e rrallë: Kur Fatos Nano kandidonte në Sarandë, takimi me kundërshtarin Edmond Gjoken, vizitat në portin e qytetit, dhe në spitalin “Petro Nako”

Nga Shpresa Dine dhe Vladimir Kodhelaj Qindra qytetarë shqiptarë dhe nga diaspora e mes tyre shumë nga Saranda përcollën pak ditë më parë për në banesën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90 — lideri historik i së majtës, themeluesi dhe arkitekti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano. Veprimtaria e tij politike dhe drejtuese është ndjerë fuqishëm edhe në Sarandë, qyteti me të cilin Ai ka pasur lidhje të veçanta gjatë viteve të angazhimit të tij politik. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, Fatos Nano kandidoi për deputet në Sarandë, përfaqësues i Partisë Socialiste. Në programin e tij politik, ai përfshiu një sërë objektivash të rëndësishme për zhvillimin e qytetit bregdetar, me synimin për t’i dhënë një...