Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nuk raportuan vjedhjen me dhunë në një lokal, arrestohen 6 persona në Tiranë (EMRAT)
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, pasi akuzohen për moskallëzim të një vjedhje me dhunë të ndodhur në një lokal. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Në pranga kanë rënë Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksander Ndrepepaj,Leonard Mici dhe Safet Kyçyku. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. S., 49 vjeç, H. K., 44 vjeç, T. K., 29 vjeç, A. N., 41 vjeç, L. M., 45 vjeç dhe S. K., 49 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit. Gjatë kontrolleve...