Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kuvendi “zbrazet” kur raporton kreu i KLSH-së, Berisha: Bravo të qoftë Damian që qëndrove, ku i ke ministrat pastor
Gjatë raportimit të kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu në Kuvend, u vu re mungesa e disa ministrave dhe deputetëve.. Gjatë fjalës së tij Sali Berisha “përgëzoi” Damian Gjiknurin që nuk u largua. “Ia mbathën si minj, braktisën sallën si mëkatarë përveç dy-treve. Akt i pashembullt, kur kryetari i Kontrollit të Lartë raporton para parlamentit për t’u informuar ju sesi qeveria qendror dhe vendor përdorin paratë e taksave tuaja, përdorin pronat publike të shtetit. Përdorin pasuritë e vendit. Ku i ke ministrat pastor, ku janë. Bravo të qoftë Damian që qëndrove, ta them unë haptas. Të parët duhet të ishin ata që kanë administruar pronat dhe pasuritë publike të qytetarëve shqiptarë”-u shpreh Berisha. Berisha shtoi: Po dosjet e AKSHI-t, që gjithë Shqipëria...