Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku është masha, Rama autori i aferës”/ Deputeti në Kuvend me tone të ashpra: SPAK t’i vërë shiritin rrethues…
Seanca parlamentare ku po diskutohet raporti vjetor I KLSH-së për vitin 2024 vijon. Deputeti demokrat Luan Baçi tha se diskutimi i raportit të kontrollit të lartë të shtetit vjen në fakt në fazën më kulminante të degradimit të shtetit të bërë njësh me pushtetin tuaj. Ku zv/kryeministrja dhe Belinda Balluku dhe vartësit e saj janë të pandehur për aferën korruptive 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë. Shkeljet në ministrinë e saj janë kaq të shumta, sa SPAK më mirë t’i vërë një shirit rrethues godinës”. Baçi tha se Balluku është masha, ndërsa autori I kësaj afere është vetë Rama kjo është arsyeja që ai nuk e shkarkon. “Jo vetëm si opozitë, por për të gjithë shqiptarët, kërkojnë që kryeministri të marrë përgjegjësinë më minimale...