Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vila dy katëshe e kthyer në “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet 22-vjeçari dhe dy punonjës të OSHEE
Një vilë dykatëshe në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, është zbuluar nga policia. Gjatë operacionit të koduar “Neonët 2”, blutë e Shkodrës vunë në pranga shtetasin Daniel Buraj. Po ashtu është shpallur në kërkim babai i të arrestuarit, shtetasi Sokol Buraj, si i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa është proceduar edhe nëna e tij. Policia ka ndaluar edhe shtetasit Ersid Çulaj dhe Ferndinand Dedaj. Të gjithë personat e ndaluar rezultojnë të jenë punonjës të OSHEE-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Policia po ashtu sekuestroi 287 bimë dhe fidanë kanabisi, 515 gramë kanabis të tharë, municion luftarak dhe pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve. NJOFTIMI I POLICISË: Në zbatim të...