Pse i filmoi skenat intime pa koordinator me Robert Pattinson? Flet për herë të parë Jennifer Lawrence

Pse i filmoi skenat intime pa koordinator me Robert Pattinson? Flet për herë të parë Jennifer Lawrence

Aktorja Jennifer Lawrence ka zbuluar së fundmi arsyen pse refuzoi të punësonte një koordinatore për skenat intime gjatë xhirimeve të dramës psikologjike “Die My Love”, ku luan përkrah Robert Pattinson. Në një intervistë për podkastin Las Culturistas, Lawrence theksoi se ndihej plotësisht e sigurt me kolegun e saj. “Ndihesha rehat dhe e besueshme me Pattinson. Ai nuk është pervers dhe është shumë i përkushtuar ndaj partneres së tij, Suki Waterhouse,” tha ajo. Aktorja shtoi se ata ndërtuan një marrëdhënie besimi gjatë xhirimeve, duke biseduar shpesh për jetën personale, fëmijët dhe marrëdhëniet, gjë që i ndihmoi të ndiheshin komod në skenat më intime. Lawrence shpjegoi gjithashtu se xhirimet nuk ishin të lehta. Ajo dhe Pattinson duhej të performonin një valle interpretuese nudo, dhe përgatitjet për këtë...