VIDEO-“Prekje e propozime seksiste pas vizitave”/ Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë

VIDEO-“Prekje e propozime seksiste pas vizitave”/ Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë

Një ngjarje e paparecedentë është shënuar në Qendrën Shëndetsore nr.10, ku një mjek është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për ngacmim seksual.  Sipas uniformave blu të kryeqytetit, mjeku Sinan.M, u denoncua nga emisioni investigativ ‘Stop’, pasi ka ngacmuar seksualisht një paciente, e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore.  Pas vizitës, mjeku ka kërkuar që të krijojë raporte personale me pacienten dhe më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste ndaj saj.  “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase”, njoftoi sot policia.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.