Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen! Në rrezik rrjetet elektrike dhe…
Një stuhi e fortë gjeomagnetike është duke ardhur, e cila do të ndikojë në rrjetet e energjisë dhe sistemet e navigimit GPS. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aktualisht është në nivelin G3, në një shkallë nga G1 (e dobët) në G5 (ekstreme). Fenomeni, i raportuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), po prish fushën magnetike të Tokës dhe do të vazhdojë të paktën deri më 7 nëntor. Stuhia shkaktohet nga një seri shpërthimesh diellore dhe nxjerrje masive koronale, të cilat janë plazma, gaz i jonizuar i përbërë nga elektrone dhe protone. Sipas ekspertëve, aurorat spektakolare mund të ndodhin në gjerësi gjeografike më të ulëta. “Që nga ora 9 e mëngjesit (me orën tonë) të së enjtes, fusha magnetike është shqetësuar në nivele të forta”, shpjegon Mauro Messerotti, profesor i Meteorologjisë Hapësinore...