Infermieri dënohet me burgim të përjetshëm, vrau 10 pacientë dhe tentoi për 27 të tjerë. I drogonte të mos lodhej në turn!

Infermieri dënohet me burgim të përjetshëm, vrau 10 pacientë dhe tentoi për 27 të tjerë. I drogonte të mos lodhej në turn!

Një infermier i kujdesit (paliativ) në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 10 pacientëve dhe tentativën e vrasjes së 27 të tjerëve.  Prokurorët pretenduan se infermieri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u jepte drogë ose qetësonte pacientëve të tij të moshuar me qëllim që të zvogëlonte ngarkesën e punës gjatë ndërrimeve të natës.  Sipas BBC-së, krimet u kryen midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 në një spital në qytetin perëndimor gjerman të Wuerselen. Hetuesit po hetojnë raste të tjera të dyshimta. Sipas AFP-së, autori kishte punuar në spitalin Wuerselen që nga viti 2020, pasi përfundoi trajnimin e tij si infermier profesionist në vitin 2007.  Prokurorët i thanë gjykatës së Aachenit se i pandehuri tregoi “nervozizëm” dhe mungesë empatie ndaj pacientëve...