Prag tragjedie, dy avionët e pasagjerëve vetëm 5 sekonda larg përplasjes. Piloti injoroi udhëzimet e…

Prag tragjedie, dy avionët e pasagjerëve vetëm 5 sekonda larg përplasjes. Piloti injoroi udhëzimet e…

Dy avionë pasagjerësh të mbushur plot u shpëtuan për pak nga një përplasje ajrore vetëm pesë sekonda para katastrofës, pasi piloti i avionit italian injoroi udhëzimet e kontrollit ajror, duke kërkuar më pas falje në mënyrë të përulur.  Dy avionë pasagjerësh janë afruar rrezikshëm me njëri-tjetrin në qiellin e Los Anxhelosit javën e kaluar, pasi një pilot injoroi urdhrat e kullës së kontrollit gjatë ngritjes. Një aksident katastrofik u shmang falë një kontrollori ajror, i cili arriti t’i paralajmëronte pilotët në kohë, sipas gazetës italiane Corriere della Sera.  Ngjarja ndodhi të premten pasdite në aeroportin LAX, kur një avion i ITA Airways, që kishte destinacion Romën, mori lejen për t’u ngritur nga pista 24 dhe u udhëzua nga kontrollori që të kthehej majtas.  Menjëherë pas tij, një avion i American Airlines, që udhëtonte për në aeroportin JFK...