Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Baste sportive/ Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari nis hetimi për tre klientë
Një 38 vjeçar i cili organizonte lojëra fati në lokalin e tij në lagjen nr.11 ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen edhe tre klientë të cilët u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive. Si provë materiale blutë sekuestruan 4 celularë. “Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në një lokal në lagjen nr. 11, ku dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës: -arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 38 vjeç, banues në Durrës; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 54 vjeç, D....