“Ministrja ia mbath dhe nuk mban përgjegjësi”/ Mungesa e ilaçeve për të sëmurët me kancer, Berisha: Krim

“Ministrja ia mbath dhe nuk mban përgjegjësi”/ Mungesa e ilaçeve për të sëmurët me kancer, Berisha: Krim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk lejon punonjësit që të kryejnë auditimin. Ky reagim vjen pas deklaratës së dhënë nga kreu i KLSH gjatë raportimit në komision, i cili tha se: “Jam në dijeni të rasteve kur punonjësit janë shprehur se kanë frikë të auditojnë punën e kryeministrit”. Teksa iu referua edhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për çështjen e medikamenteve të Onkologjikut për të sëmurët me kancer dhe shkeljet e shumta, Berisha e ka cilësuar si një krim ndaj njerëzimit. Ai përmendi edhe mosprezencën e ministrave në Kuvend, veçanërisht të ministres së Shëndetësisë. “Unë vlerësoj punën që ju keni bërë me abuzimet e tmerrshme me ilaçet e të sëmurëve. Iku zonja, ia mbathi, bëri një zotim...