Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai , SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai , SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Ata akuzohen për veprat penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës./vizionplus.tv