Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në Torino të Italisë/ Autobusi me 50 nxënës përplaset me “BMW”-në, humb jetën drejtuesi, 20 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, në Itali, ku një makinë tip ‘Bmw’ u përplas me një autobus që transportonte nxënës drejt shkollës, rreth 50 persona. Nga përplasja, drejtuesi i makinës humbi jetën, ndërsa 20 nxënës u lënduan lehtë. Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Pavel Birsei, 33 vjeç, me banim në Mombello Torinese. Ai po kthehej nga puna pas një turni nate. Sipas hetimeve, makina humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në korsinë e kundërt, ndërsa shoferi i autobusit tentoi të shmangë përplasjen, por nuk ia doli. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të urgjencës 118 me helikopter dhe ambulanca të shumta, si dhe zjarrfikës për sigurinë e zonës. Nxënësit e lënduar udhëtonin drejt Castelnuovo Don Bosco, ndërsa autobusi shkonte...