Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
E RËNDË – Dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit e bashkëshortes dhe largohet nga vendngjarja…
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre. Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve. I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës. Dyshohet se...