Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Benfica e fundit në Champions, Mourinho i zhgënjyer: Më dhemb zemra, me dy fitore rikthehemi në garë
Trajneri José Mourinho nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes 1-0 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen, në ndeshjen e tyre të javës së katërt të fazës së grupeve të Champions League. Pavarësisht dominimit dhe 21 gjuajtjeve në portë, Benfica doli e humbur dhe mbetet ende pa pike, në fund të renditjes. “Më dhemb zemra sepse krijuam shumë, luajtëm mirë, por nuk arritëm t’i shndërronim në gol. Goli i pësuar ishte një gabim i Dahl, por ai ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Ne u përpoqëm të reagonim, por ata e mbyllën me katër ose pesë gjigantë dhe ne nuk jemi një ekip shumë i fortë në ajër”, tha Mourinho. Trajneri portugez, megjithatë, shprehu kënaqësi me performancën e përgjithshme: “Rezultati është zhgënjyes, por jam shumë...