Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pas dorëheqjes së Endri Shabanit, ‘Nisma Thurje’ zgjedh kryetarin e ri
Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani ka dorëzuar pranë KQZ dorëheqjen si drejtues i partisë Nisma Thurje. Në letrën drejtuar KQZ, Shabani bën me dije se brenda partisë janë organizuar zgjedhjet e reja, dhe kryetar është zgjedhur Elton Canaj. Shkresa e Endrit Shabanit drejtuar KQZ: I nderuar komisioner, Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj. Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike. ...