Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Auditimet e KLSH zbulojnë shkelje në prokurimet publike”, kreu i KLSH: Ka edhe vonesa në zbatimin e kontratave
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore. Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike, si dhe parregullsi në zbatimin e kontratave, veçanërisht në nivelin vendor. Ai theksoi se janë konstatuar raste të kufizimit të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerje pagesash shtesë, çka tregon nevojën për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike. “Auditimet kanë nxjerrë problematika që lidhen me konkurrencën e kufizuar dhe vonesat në realizimin e kontratave, ndërsa janë evidentuar edhe raste me pagesa të...