Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gara për bashkinë e Beratit, dy kandidatët tregojnë projektet e tyre për qytetin
Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, në Berat, socialistët kërkojnë të ruajnë drejtimin e bashkisë me Ervin Cecan, ndërsa përballë tij, biznesmeni Pavllo Shkarpa, i mbështetur nga opozita, kërkon të bëjë ndryshimin si kandidati që do të kthejë djathtas elektoratin pas më shumë se 20 vitesh që ky qytet voton majtas. “Garimi im është nga fakti që unë e njoh Beratin dhe kur e njeh, do të ndërtosh atë. Pra, nga njohja lind dashuria, pra unë dua të punoj për këtë qytet, ti sjell identitetin që i është marrë. Qytetarët e Beratit, ju premtoj, ti kthej identitetin, shijen, ato çka ka humbur, pra dhe fshatrave ti jap një zë, se edhe ata janë të nderuar dhe siot po vuajnë më shumë se...