Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat socialistëve: Do përfundoni në qeli që Rama të shpëtojë kokën
Seanca e Kuvendit është përfshirë nga tensione dhe akuza të forta nga opozita, ku në qendër ka qenë tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deputeti i opozitës, Klevis Balliu, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke e cilësuar projektin si një “mega aferë korruptive” dhe duke vendosur në qendër të saj kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku.Sipas deputetit Balliu, shefi i vërtetë i kësaj afere nuk është ministrja Balluku, por vetë kryeministri Rama, i cili, sipas tij, “i ka hapur rrugë kësaj afere me firmën e tij”.“Shtesat e 50 milionë euro nuk mund të vijnë kurrë nga një ministre pa urdhrin e Edi Ramës. Është Edi Rama njeriu i cili është arkitekti i kësaj afere korruptive,” deklaroi Balliu nga foltorja e Kuvendit.Fjala...