Zbulimi i ri arkeologjik: Njerëzit e parë ishin më të zgjuar dhe shpikës se sa mendonim

Zbulimi i ri arkeologjik: Njerëzit e parë ishin më të zgjuar dhe shpikës se sa mendonim

Një zbulim arkeologjik në veriperëndim të Kenias ka tronditur botën shkencore, duke sugjeruar se njerëzit e parë në Tokë ishin shumë më të zgjuar dhe shpikës sesa besohej më parë. Studiuesit kanë zbuluar se paraardhësit e njerëzve që jetonin 2.75 milionë vjet më parë në një vend arkeologjik të quajtur Namorotukunan kanë përdorur mjete prej guri në mënyrë të vazhdueshme për 300 mijë vite rresht, një dëshmi që ndryshon rrënjësisht mënyrën si e kuptojmë evolucionin njerëzor, raporton BBC. Deri më tani, shkencëtarët mendonin se përdorimi i mjeteve ishte i rastësishëm dhe i përkohshëm, një ide që ky studim e përmbys plotësisht. “Ne mendonim se përdorimi i mjeteve ishte si një shkëndijë që u shua shpejt. Por kur sheh një vazhdimësi prej 300 mijë vjetësh, kupton se...