Koncerti “Shqipëri, o nëna ime…” nga Ansambli Popullor si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona

Koncerti “Shqipëri, o nëna ime…” nga Ansambli Popullor si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona

Nga Julia Vrapi “Shqipëri, o nëna ime…” vjen në skenë si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona. Koncerti premierë i Ansamblit Popullor bashkon zërat e mëdhenj të skenës shqiptare për të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike. Mbrëmjen e datës 8 nëntor një premierë që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me emocionin, fuqinë dhe krenarinë e këngëve dhe valleve shqiptare. Teatri shprehet për këngë që burojnë nga shpirti i popullit, valle që flasin me ritmin e tokës shqiptare dhe emocione që zgjojnë kujtesën e brezave. “Në skenë, solistët e Ansamblit Kombëtar bashkohen me zëra të mëdhenj të skenës shqiptare për të sjellë një mbrëmje unike plot pathos, krenari dhe ndjenjë”, thuhet për këtë koncert premierë. Përveç solistëve të...