‘Gjatë 2024 kryem 159 auditime në të gjitha nivelet’, kreu i KLSH në Kuvend: Janë zbatua rreth 70% e rekomandimeve

‘Gjatë 2024 kryem 159 auditime në të gjitha nivelet’, kreu i KLSH në Kuvend: Janë zbatua rreth 70% e rekomandimeve

Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu po raporton në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024. Ai tha se gjatë vitit 2025, KLSH ka kryer 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes. “Gjatë 2024, kemi kryer 159 auditime në gjithë nivelet e qeverisjes, duke u bazuar në vlerat univerale të institucioneve supreme të auditimit. Sipas llojit, 45 financiare, 43 përputhshmërie, 35 të kombinuara, 15 performance, 8 të teknologjisë së informacionit, dhe 13 mbi zbatimin e rekomandimeve. Janë kryer në 205 subjekte, 97 njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore, 13 institucione të pavarua dhe 20 ende publikë.”, tha ai.