“Rama përdori Belindën e vet për…”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: Bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro

“Rama përdori Belindën e vet për…”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: Bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro

Deputeti Klevis Balliu ishte një nga deputetët e opozitës që kërkoi interpelancë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku në lidhje me atë që ka ndodhur me tunelin e Llogarasë, ndërkohë që ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës sot nuk ishte as në seancën plenare. Në fjalën e tij në Kuvend, Balliu u shpreh se Balluku dhe kryeministri Edi Rama bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro nga shqiptarët,duke kujtuar edhe skemën se si kjo u bë e mundur. Klevis Balliu: “Sa më shumë të fliste Belinda aq më shumë kuptohet që shefi për Tunelin e Llogarasë është Rama. Tenderi i fituar nga Gjoka u anulua nga Balluku me urdhër nga lart. Tenderin e fitoi kompania turke, e cila kishte ofertën më të lartë, 12 mln euro më shumë...