Kuvendi zgjedh kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së (EMRAT)

Kuvendi zgjedh kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së (EMRAT)

Kuvendi zgjodhi sot kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Konkretisht, Ilirjana Nano u rizgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ-së ,me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër. Arben Ristani u zgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 111 vota pro, 2 abstenim dhe 7 kundër. Dritan Çaka u rizgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së, me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër. Bledar Skënderi u zgjodh si anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër. Helga Vukaj, u rizgjodh anëtare e Komisionit Rregullator të KQZ-së me 112 vota pro, 3 abstenim dhe 6 kundër. Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në...