Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrasja e “LOSHIT” në Durrës/ Dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Zihej me Festim Qolin për një femër!
Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ teksa përpara trupës gjykuese po jep deklarimet e tij njëri prej të pandehurve, Agim Gini. Agim Gjini po jep shpjegime për vrasjen e Elvis Dedajt në vitin 2012 dhe të nënës Fatmira Dedaj një vit më vonë në Durrës. Gjini tregon se ka punuar në pikën e karburantit që ishte në pronësi të Elvist dhe Festim Qolit. Ky i fundit dyshohet se është porositësi i vrasjes së ortakut të tij. Agim Gjini thotë se marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira dhe se e vetmja mosmarrëveshje që kishin, ishte për nja vajzë. Ndër të tjera ai thotë se Fatmira është përkujdesur për djemtë dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vrarë. Gjini tregon se...