Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…
Deputeti i PD Klevis Balliu u ka “kujtuar” socialistëve se i presin prangat nëse vijojnë të luftojnë për të pasuruar kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balliu kishte sjellë me vete një palë pranga, duk u shprehur se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar. “E kuptoj që e keni problem të vërtetën, por është e pashmangshme, ju të gjithë keni problem madhor me moralin. Me qytetarët, popullit më të varfër të Europës, 50 mln euro për afërta korruptive të Ramës nuk mund të ndodhë kurrë. Të gjithë do të bashkoheni janë këto pranga si shumë kolegë tuaj. Zgjohuni sa nuk është vonë”, tha ai.