‘Zoti Balluku’/ Lapsusi i Niko Peleshit shkakton të qeshura në sallë

‘Zoti Balluku’/ Lapsusi i Niko Peleshit shkakton të qeshura në sallë

Teksa i ka dhënë ditën e sotme fjalën për procedurë deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, drejtuesi i Kuvendit Niko Peleshi, i është drejtuar atij: “Zoti Balluku!” Ky lapsus i Peleshit ka shkaktuar të qeshura në seanë, ndërkohë që Këlliçi i është drejtuar se e keni mendjen te tuneli dhe nuk keni faj. “Ndjesë për lapsusin”, u shpreh më tej kryeparlamentari Peleshi.