Lëkunden themelet e kryeministrit/ Investigimi tronditës i medias holandeze: Narko-shteti i Ramës po kërcënon Europën

Lëkunden themelet e kryeministrit/ Investigimi tronditës i medias holandeze: Narko-shteti i Ramës po kërcënon Europën

Një nga portalet më të rëndësishme investigative jo vetëm në Holandë, por edhe në Europë, ‘Ndiq Paranë’ (Follow the Money) sjell një investigim tronditës për narko-shtetin e Edi Ramës. Sipas medias së njohur, ky narko-shtet po rrezikon Europën. Gjatë një nate të ftohtë tetori në vitin 2013, policia ndaloi një Audi A8 të zi në Fier, një qytet në jugperëndim të Shqipërisë. Për javë me radhë, agjentët ndoqën makinën për shkak të dyshimeve se trafikantët e drogës e përdornin Audi-n. Ato natë, inspektori i policisë, Dritan Zagani, i dha ekipit të tij urdhër që ta dërgonin mjetin në komisariat. Pasi mbërritën atje, Zagani kuptoi se nuk do të ishte e thjeshtë të arrestoheshin pasagjerët për trafik droge; shefi i tij i ndaloi agjentët që të...