Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Tepelena hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri, bashki që qeveriset nga PS prej më shumë se 18 vitesh
Në sheshin kryesor të Tepelenës, që kufizohet nga muri i kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe godina e Bashkisë, banorët që lëvizin të dielën paradite mund të numërohen me gishtat e dorës. Bizneset e vogla në anë të pedonales, kafene dhe dyqane, janë pothuajse bosh, ndërsa nuk duket asnjë shenjë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë, që do të mbahen të dielën e 9 nëntorit. Në ndërtesën përballë kalasë bashkëjetojnë në të njëjtën portë zyra e Partisë Socialiste, ajo e Partisë Demokratike dhe Zyra Vendore e Punësimit, të treja të kyçura. Pas godinës së bashkisë, pak klientë po shohin live në një lokal ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe po komentojnë kohën kur ai ishte i burgosur në Bënçë të...