Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Vizitoi Nuredin Dumanin, mjeku: Kur shkova në spital, një makinë më ndiqte nga pas, edhe në shtëpi ika me frikë
Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka zbardhur detaje nga dëshmia e Julian Malaj, mjekut që vizitoi Nuredin Dumanin gjatë kohës që ai ishte i plagosur. Në dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme, Malaj ka treguar detaje se si u gjend në apartamentin ku ndodhej Dumani, teksa shton se vizita e tij ka qenë e shkurtër, pasi i plagosuri ishte për operacion. Më tej, ai shton: “Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”. “Në 2022 kam qenë kirurg. Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me coi në ca rrugica...