Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
162 milionë euro për bujqësinë / Do të ndërtohen laboratorë të rinj, fermerëve do t’u rimbursohet 10% e TVSH-së
Ministria e Bujqësisë në vitin e ardhshëm do të gëzojë buxhetin më të madh në historinë e saj, duke shënuar një rritje prej 11% nëse e krahasojmë me buxhetin e 2025. Saktësisht, Ministria e Bujqësisë do të marrë 14 milionë euro më shumë, duke arritur në një buxhet prej 162 milionë eurosh për vitin 2026. Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, thotë se ndryshe nga vitet e tjera, një zë i rëndësishëm që pritet të marrë edhe pjesën më të madhe të tortës së buxhetit është infrastruktura e laboratorëve rajonalë të bujqësisë. “Nga ky proces derivon i gjithë procesi sa i përket nivelit të legjislacionit shtesë dhe ndërtimit të sistemeve që monitorojnë dhe mbështesin proceset e aplikimit të Skemës Kombëtare, si ato që lidhen me forcimin...