Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Drejtësia për fëmijët, zhvillohet konferenca kombëtare për të miturit që shkelin ligjin dhe rehabilitimin e tyre
Shumëkush kthehet në “ekspert” pas çdo ngjarjeje të rëndë, ku viktimë apo autor është një fëmijë. Por në Konferencën Kombëtare “Drejtësia reale që ju shërben fëmijëve”, përfaqësuesit e institucioneve të përfshira për drejtësinë miqësore për të miturit dhanë fjalën e tyre, të mbështetur në të dhëna konkrete. Sipas tyre, 317 të mitur aktualisht janë nën shërbim prove për krime të ndryshme, ndërsa gjykatat shpesh nuk po aplikojnë masa më të lehta, për shkak të mungesës së infrastrukturës. Me një shifër që tregon mbi 2 mijë fëmijë të evidentuar nga policia si palë në konflikt me ligjin apo si viktima, zyrtarja e policisë Jonida Burba shpjegoi se gjithnjë e më shumë të miturit po ekspozohen ndaj konflikteve fizike, bullizmit dhe largimit nga shtëpia. Në studimin e...