‘Mazhoranca na ofendon’, Spahia kërkesë Peleshit: Mos mbaj anë gjatë drejtimit të seancës

‘Mazhoranca na ofendon’, Spahia kërkesë Peleshit: Mos mbaj anë gjatë drejtimit të seancës

Seanca parlamentare e ditës së sotme u tensionua nga një ndërhyrje procedurale e deputetit të opozitës, Bardh Spahia, i cili ngriti shqetësimin për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme nga ana e deputetëve të mazhorancës. Ai akuzoi drejtpërdrejt se përfaqësues të shumicës parlamentare kanë përdorur termin fyes “lehin” në drejtim të deputetëve opozitarë, pa hasur në asnjë masë ndëshkimore nga drejtuesi i seancës. “Nuk ndërmerret një masë kur nga ana e mazhorancës përdoren terma ‘lehin’ për deputetët e opozitës. U përdor disa herë ky term dhe ju ju hyn në një vesh dhe ju del nga tjetri,” deklaroi Spahia, duke kërkuar me forcë paanshmëri në drejtimin e punimeve të Kuvendit. Ai vuri në dukje një standard të dyfishtë, duke theksuar se merren masa “krejt qesharake” ndaj deputetëve për...