“Janë nja dy që lehin këtu…”, krahasoi kolegët me qentë, Taulant Balla kërkon ndjesë, PD kërkon përjashtimin e tij

“Janë nja dy që lehin këtu…”, krahasoi kolegët me qentë, Taulant Balla kërkon ndjesë, PD kërkon përjashtimin e tij

belind kellici dhe taulant balla TIRANË- “Zoti kryetar, janë nja dy që lehin këtu…”, ishin këto fjalët që Taulant Balla i drejtoi kolegëve të opozitës në sallën e Kuvendit, që shkaktuan më pas dhe zemërimin e ligjvënësve demokratë, të cilët kërkuan përjashtimin e tij nga seanca. Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, kërkoi përjashtimin nga seanca të kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, pasi sipas tij ka fyer vazhdimisht kolegët e opozitës. “Kërcënoi Balliun duke i thënë ‘ta tregoj unë ty’ dhe na tha ‘nuk jam si raca e këtyre’! Kërkoj përjashtimin nga seanca të deputetit Taulant Balla për fyerje ndaj deputetëve të opozitës, dhe ndërprerje 10 minuta të seancës për shqyrtimin e pamjeve filmike, a i ka thënë apo jo”, tha Këlliçi. “Kjo nuk mund...