Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Flet mjeku që vizitoi Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Gjykata e Posaçme po dëgjon dëshmitarët e radhës të kërkuar nga SPAK në procesin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”. Gazetari i A2 CNN, Armand Bjarami raporton se në seancë dëshmoi mjeku Julian Malaj, i cili ka vizituar Nuredin Dumanin pak para se ky i fundit të arrestohej. Në dëshminë e tij, Malaj tregoi para trupit gjykues se ishte thirrur për një vizitë në shtëpi, pa e ditur paraprakisht se tek kush do të shkonte. “Në 2022 kam qenë kirurg. Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja. U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më...