Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Protestë para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore: Po shkatërroni familjen tradicionale
Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet diskutimi për projektligjin “Për barazinë gjinore”, jashtë ambienteve të tij është mbajtur një protestë nga qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë disa nene të këtij projektligji. Protestuesit pretendojnë se disa formulime të ligjit “shkatërrojnë familjen tradicionale” dhe “njohin më shumë se dy gjini, mashkull dhe femër”. Me pankarta në duar “Ka vetëm dy gjini: mashkull dhe femër”, qytetarët kërkuan që projektligji të mos miratohet në formën aktuale. “Ky projektligj është gjenocid për fëmijën, është gjenocid ndaj qytetarëve. Nuk ka gjini fluide, ka vetëm dy gjini dhe nuk ekziston asgjë përtej burrit dhe gruas”, tha pastroi Akil Pano. Sipas qytetarëve në disa nene të projektligjit është përdorur togfjalëshi “gjinia gjithëpërfshirëse”, të cilin ata kërkojnë që Kuvendi...