Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Rrjetet sociale: Cirku i zilisë, luksit, dukjes
Mediat sociale janë një vitrinë e mrekullueshme virtuale ku të gjithë, madje edhe përdoruesit me 100 ndjekësa, jo vetëm influencuesit, duket se kanë jetën perfekte. Ose të paktën ata zgjedhin me kujdes se çfarë të ndajnë për jetën e tyre, duke u përpjekur t’i japin pamjen më rozë të mundshme. Ose më të lakmueshme. Nuk ka asgjë të keqe të ndash gjëra të çmuara dhe momente të bukura. Ndoshta nëse do të flisnim me një antropolog, do të gjenim gjurmë të këtyre sjelljeve edhe te njerëzit e shpellave. Eshtë një sjellje shumë njerëzore. Me që ra fjala tek shpellat, a e mbani mend Facebook-un në kulmin e tij? Ishte viti 2008, kur i mbushnim postimet me fotografi perëndimesh të mahnitshme, monumentesh të kapura nga disa...