Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ju jeni mafia më e rrezikshme në Europë”/ Berisha me tone të ashpra në Kuvend: Jeni hajdutët më të mëdhenj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë të fortë gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, duke kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore që po diskutohet në Kuvend. Berisha e cilësoi këtë seancë si “krejt ndryshe nga çdo seancë tjetër” dhe akuzoi mazhorancën se po përdor këtë nismë për të imponuar ideologji që, sipas tij, cenojnë familjen tradicionale dhe vlerat morale të shoqërisë shqiptare. “Të dashur qytetarë, kjo seancë është një seancë krejt tjetër nga çdo seancë që keni ndjekur deri më sot. Këtu kanë sjellë një ligj të quajtur ‘për barazinë gjinore’, por në fakt është ideologjik. Ai synon përmbysjen e familjeve dhe vlerave të saj, përmbysjen e librave të shenjtë dhe të moralit që ato përfaqësojnë,” – tha Berisha. Ai shtoi...