Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

Qytetarët e Vlorës do të kenë mundësinë të zgjedhin, të dielën, mes tre kandidatëve për deputetë, dy të pavarur dhe një të Partisë Socialiste. Mes të pavarurve, njëri mbështetet nga opozita kryesore, ndërsa një, jo. Pritshmëritë janë gjithsesi të ulëta për kandidatët sfidantë në një bashki që ka votuar socialistët në shumicë dërrmuese që pas trazirave civile të vitit 1997, të cilat patën pasoja veçanërisht tragjike në qytetin e Vlorës. Të dhënat historike tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje në Vlorë ka qenë nga më të ulëtat në rang kombëtar, gjë që duket se lidhet me shkallën e lartë të emigrimit më shumë se sa me ndonjë lloj moskokëçarjeje apo bojkoti të proceseve zgjedhore. Bashkia e Vlorës numëroi 83 mijë banorë në Censin e vitit 2023...