“Respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu, por…”, Berisha shigjeton ambasadorin Gonzato: Është personale, të tregojë cila direktivë e BE na imponon përkatësinë e shumëfishtë gjinore

“Respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu, por…”, Berisha shigjeton ambasadorin Gonzato: Është personale, të tregojë cila direktivë e BE na imponon përkatësinë e shumëfishtë gjinore

Pak para se t’i drejtohej Kuvendit, Sali Berisha ka folur jashtë ku po zhvillohej protesta kundër projektligjit për barazinë ligjore, i cili do të diskutohet sot në parlament. Kryetari PD ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje për miratimin e këtij projektligji. “Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit”-tha Berisha, por ky ligj sipas tij është kundër familjes. -BE ka bërë thirrje që të votohet ligji Sali Berisha: Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar. Nuk merremi ne...