Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tensione në Kuvend/ Peleshi i ndërpret fjalën, Berisha i shkon afër, rrethohet nga Garda
Mes tensionesh u miratua kalendari për projektligjin e buxhetit. Pas miratimit, kreu i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij ë foltore, ku tha se nuk ka ndodhur që paketa buxhetore të vijë në Kuvend pa paketën fiskale. Pasi i mbaroi koha, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën, por Berisha iu afrua afër dhe kjo solli rrethimin nga Garda. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, e dëgjuat vetë që kreu i tyre me 5 mbiemra kërkon që shpjegimi i votës të bëhet para se të votohet. Kjo kërkesë shpreh të gjithë brendinë psikike, ideologjike, identitare të këtij grupi parlamentar që pranon në krye një person si ai, i cili me një ndërhyrje të tillë tregon se nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë normë....