Jo vetëm numri i hapave, por mënyra si ecim: shëtitjet e gjata sjellin më shumë përfitime për zemrën

Jo vetëm numri i hapave, por mënyra si ecim: shëtitjet e gjata sjellin më shumë përfitime për zemrën

Një studim i ri i publikuar në Annals of Internal Medicine sugjeron se mënyra si ecim është po aq e rëndësishme sa edhe numri i hapave që bëjmë. Sipas kërkimit, një shëtitje e vetme dhe më e gjatë gjatë ditës mund të sjellë përfitime më të mëdha për shëndetin e zemrës dhe jetëgjatësinë sesa disa shëtitje të shkurtra të shpërndara gjatë ditës. Studimi përfshiu mbi 33 mijë të rritur nga baza e të dhënave UK Biobank, me një mesatare moshe 62 vjeç dhe më pak se 8,000 hapa në ditë. Ata që realizonin pjesën më të madhe të hapave përmes një shëtitjeje të gjatë, që zgjaste të paktën 15 minuta, kishin 83% rrezik më të ulët për vdekje të përgjithshme krahasuar me ata që ecnin në periudha më...